Trupi i pajetë i një gruaje u gjet afër Urës së Fshajt – identiteti ende mister

- Gazeta e Prizrenit

Trupi i pajetë i një gruaje u gjet afër Urës së Fshajt – identiteti ende mister

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjakovën paraditen e së premtes, pasi në bregun e lumit në fshatin Fshaj është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.

Sinjali mëson se rasti është raportuar rreth orës 11:00, kur një qytetar ka njoftuar Policinë se pranë Urës së Fshajt, buzë lumit, ndodhej një trup i pajetë.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se bëhej fjalë për një grua, rreth 50-vjeçare, identiteti i së cilës për momentin mbetet i panjohur.

Në vendngjarje kanë intervenuar të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa rreth orës 11:40 trupi është nxjerrë nga lumi. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Burimet bëjnë të ditur se rrethanat në të cilat ka humbur jetën gruaja ende nuk dihen, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të vdekjes.



Read it all at Gazeta e Prizrenit