Prizren: Policia intervenon ndaj zhurmës, sulmohen dy policë – tre të arrestuar

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Policia intervenon ndaj zhurmës, sulmohen dy policë – tre të arrestuar

Policia konfirmoi një aksion që u zhvillua gjatë natës në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit.

Detajet për rastin i ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, më 30 gusht, rreth orës 00:27, Policia pranoi informacion për muzikë me zë të lartë në rrugën “Besnik Belloda”, ku po mbahej një aheng familjar.

Patrulla policore doli në vendin e ngjarjes dhe kërkoi nga të pranishmit që ta ndërprisnin muzikën dhe t’i respektonin procedurat ligjore. Mirëpo, gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë hasën në rezistencë dhe u sulmuan nga disa persona.

Në vendin e ngjarjes u angazhuan edhe njësi të tjera policore, të cilat arrestuan tre persona dhe i shoqëruan në Stacionin Policor në Prizren.

Si pasojë e sulmit, dy zyrtarë policorë morën trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Sipas raporteve mjekësore, ata pësuan lëndime të lehta trupore.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj dy të dyshuarve u caktua masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa personi i tretë u lirua në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.



Read it all at Gazeta e Prizrenit