Këto janë fjalët për Kosovën që Erdogan i kishte thënë Ramës në takimin e tyre të parë

- Bota Sot

Këto janë fjalët për Kosovën që Erdogan i kishte thënë Ramës në takimin e tyre të parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti sot presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili dorëzoi çelësat e shtëpive për banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë konferencës për media, Rama vlerësoi Erdoganin si një mik të madh të Shqipërisë dhe të tijin.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare solli në vëmendje edhe takimin e parë me të.

“Nga takimi i parë me presidentin, që atë kohë ishte kryeministër i Turqisë, isha i ndrojtur se e njihja nga televizori dhe nga aty nuk është se dukej aq i buzëqeshur, dhe kur u takuam dhe ishim ulur përballë, më shikonte por nuk buzëqeshte, dhe unë akoma nuk isha bërë kryeministër, dhe më tha: “Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemër të popullit turk. Unë dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por unë do të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd”, deklaroi Rama duke e cituar presidentin turk, Erdogan.



Read it all at Bota Sot