Serbisë ende iu djeg mos mbajtja e referendumit në Kosovë

- Bota Sot

Serbisë ende iu djeg mos mbajtja e referendumit në Kosovë

Hapi i Kurtit me siguri do kenë pasoja afatgjata jo vetëm për zgjedhje të prillit, por edhe për stabilitet të qeverisë së Kosovës, sikurse edhe vazhdimin e bisedimeve të Beogradit dhe Prishtinës.

Duke marr parasysh sjelljet e pazakonshme për politikanët e Kosovës me gjasë mund të presim që zgjedhjet e prillit për qytetarë serb që jetojnë në Kosovë të mbahen sikur referendumi në Vranje, Kurshumli, Rashkë dhe Novi Pazar konsideron Igor Markoviç nga OJQ “Aktiv” nga Mitrovica, duke komentuar vendimin e pushtetit në Prishtinë për pamundësimin e votimit në referendumin që u mbajt, shkruan “Danas” transmeton “Bota sot”.

Sipas tij, bazuar në kumtesën e OSBE-së të së shtunës m gjasë bisedimet në lidhje me mbajtjen e referendumit në territorin e Serbisë kanë zgjatur një kohë dhe nuk u arrit marrëveshje me çka u bindëm të dielën.

Markoviç përkujton se përkundër faktit se përfaqësuesit e vendeve të Kuintit dhe posaçërisht Uashingtoni e Brukseli dërguan rekomandim Prishtinës për të mundësuar mbajtjen e votimit ajo nuk rezultoi me fryt për shkak qëndrimit të ashpër të Kurtit dhe qeverisë së tij që votimet nga Beogradi nuk do të mbahet në territorin e Kosovës.

“Një nga idetë udhëheqëse të qeverisë së Kosovës është zgjerimi i sovranitetit jo vetëm në veri por në të gjitha mjediset e banuara me pjesëtarë të bashkësisë serbe. Në këtë kuptim Kurti do të jap çdo gjë nga vetja që mos të lejoj mbajtjen e çfarë do zgjedhjeve serbe në Kosovë, aq sa i zgjat mandati. E vetmja që mund të ndryshojë këtë qëndrim është presioni serioz edhe i ashpër i bashkësisë ndërkombëtare në Kurtin, por jo sikur deri tash me kumtesa. Retorika e ashpër që do të pasojë nga Prishtina edhe Beogradi  mund vetëm të përkeqësoi edhe ashtu procesin e brishtë të normalizimit që kohëve të fundit ka arritur shkallën më të ultë të mundshëm. Deklarata të tilla mund të jenë dëgjuar gjatë kësaj jave, kur ministri i kthimit Goran rakiç paralajmëroi se në rast se pamundësohet mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, do vendoset masa e reciprocitetit", tha Markoviç.

Sipas tij, testi i parë i këtyre zhvillimeve do të jetë fundi i marsit, kur kalon afati i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Milica Andriç Raki nga OJQ “Iniciativa e re shoqërore” nga Mitrovica, konsideron se mos mbajtja e referendumit në Kosovë është uverturë e ndalimit të zgjedhjeve të prillit.

Sipas saj, u krijua presedan i praktikës së deritashme dhe do të jetë e pa,mundur që Beogradi të detyrojë Prishtinën që në prill apo kurdo qoftë në të ardhmen të bisedohet për organizimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.

“Deri tej organizimi eventual i zgjedhjeve mund të vijë vetëm me kontrabandë të materialit zgjedhor dhe hapjen e vendeve të votimit me rrezikun e madh të konfliktit me policinë e Kosovës e cila sigurisht do të intervenojë. Një skenar i tillë nuk është i pamundshëm, por në këtë moment më duket se Beogradi nuk do ta bëjë sepse mund të fajësohet për nxitje të incidenteve, posaçërisht tash kur u pa se ka rrugë dhe mënyra për të votuar. Nga ana tjetër Çzgjidhja” sipas të cilës serbët nga Kosova votojnë në qytetet tjera në Serbi nuk është ideale sepse nënkupton udhëtimin e votuesve edhe nga dy orë deri në vend votim, e votimi me postë apo mënyrat tjera kërkojnë konstruktivitet të Prishtinës edhe Beogradit  që nuk arrihet lehtë”, përfundon Andriç Rakiç.

Gazeta përkujton se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një deklaratë me të cilën i ndalohet serbëve që të votojnë në Kosovë në referendumin për ndryshime kushtetuese.

Ndërsa në ditën e referendumit, duke ju drejtuar qytetarëve të tubuar Rakiç, paralajmëroi se vendimi për ndalimin e votimit mund të ketë pasoja “pa parashikuara afatgjate”, që në veri do sjell “vendosjen e reciprocitetit ndaj Prishtinës” në të gjitha fushat ku Prishtina shkel të drejtat e serbëve” raportoi RTS.



Read it all at Bota Sot