Plagosja e Valentino Corleones, prokurori i rastit jep detajet

- Bota Sot

Plagosja e Valentino Corleones, prokurori i rastit jep detajet

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Isuf Sadiku, konfirmoi se do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj Anita Sylës 22-vjeçe, e dyshuar për plagosjen e Prince Valentino Corleone.

Prokurori Sadiku nuk dha detaje mbi motivet që çuan deri te plagosja e 39-vjeçarit Corleone, por tha se i njëjti është plagosur në këmbë.

Princ Valentino Corleone, sot në mëngjes u dërgua në Emergjencë për trajtim mjekësor.

39-vjeçari dyshohet se u plagos me armë zjarri nga vajza 22-vjeçare, Anita Syla, me të cilën prej kohësh bashkëjeton. Kjo e fundit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit ndodhet në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “vrasje në tentativë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot