“Kemi nevojë për mbështetje”, Zelensky telefonatë me Papa Françeskun: E informova për tmerret që Rusia po kryen në Ukrainë

- Gazeta Telegraf

“Kemi nevojë për mbështetje”, Zelensky telefonatë me Papa Françeskun: E informova për tmerret që Rusia po kryen në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Françeskun. Pëmes një postimi në Twitter, Zelensky ka treguar se ukrainasit kanë nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë që t’i tregojnë botës të vërtetën e tmerreve që po kryen Rusia në Ukrainë.

“Kam biseduar me Papa Françeskun, duke e informuar për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë. Ne jemi mirënjohës për lutjet e Papës për Ukrainën. Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë, të cilët kanë për detyrë t’i tregojnë pjesës tjetër të botës të vërtetën për tmerret që agresori po kryen në Ukrainë”, ka shkruar Zelensky.

Talked to @Pontifex_it. Briefed him on RF aggression against 🇺🇦, its horrible crimes. Grateful to the pontiff for his prayers for 🇺🇦. Our people need support of world spiritual leaders who should convey to the world the truth about acts of horror committed by the aggressor in 🇺🇦.

— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 12, 2022



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf