Vuçiq i di emrat e njerëzve që synohen të likuidohen në veri

- Bota Sot

Vuçiq i di emrat e njerëzve që synohen të likuidohen në veri

Presidenti i Serbisë në adresimin për opinion ka theksuar se hapat e Prishtinës nuk i kontribuojnë zgjidhjes së tensioneve dhe në Bruksel do të tregoj me çka po përballet Serbia. Ai po ashtu tha se i di emrat e njerëzve që dëshirohet të likuidohen në veri – ne nuk do lejojmë përndjekjen e serbëve, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot ".

"Unë në Bruksel shkoj me vullnet të mirë të tregoj rrezikun dhe sfidat me të cilat ne përballemi. Ata duan të heqin tabelat KM, qëllimi i tyre i vetëm është kjo, nuk është që të pranohen vetëm tabelat e tyre, por të hiqen këto e nuk kanë të drejtë në atë” tha Vuçiq.

Më pas ai shtoi se “ Iu kërkohet deklaratë atyre që kanë letërnjoftim serb e jetojnë në Kosovë, këtë mund ta bëjnë vetëm për ata që nuk jetojnë në Kosovë, por për serbët që jetojnë aty – e po kjo nuk mundet. Ata munden me forcë së bashku me NATO-n të realizojnë çka do që duan” tha ai.

"Shqiptarët po sillen jo përgjegjshëm, sikurse edhe mbrojtësit e tyre, ata tash janë në shok, se unë e dij se kanë ndryshuar njësitet. A vërtetë ju mendoni se unë dua me shpik se ata duan të likuidojnë njerëzit tanë në veri. Po kjo është thënë në takimin e tyre. Ata tash janë kanë shikojnë si e kam marr unë vesh këtë” tha Vuçiq.

"Unë kam dal në media me qëllim të evitohet, por nuk besoj se kam pas sukses. Ata nuk do qetësohen përderisa nuk e përfundojnë punën në veri të Kosovës, ata mendojnë se të gjitha tjerat i kanë përfunduar. Ne nuk do të lejojmë përndjekjen e popullit tonë. Çdo gjë tjetër munden me forcë. Unë të fyej dhe lëndoj këtë të vuajturin Kurti nuk jam në gjendje vërtetë...Ne po bëjmë çdo gjë për të ruajtur paqen me çdo çmim përveç nëse nuk nis përndjekja dhe dëbimi i popullit. Po përqeshin traktorët tanë, pasi ata me gjasë janë më trima” tha Vuçiq



Lexoni të gjitha në Bota Sot