Zjarret në vend/ Mafia e zaptimit të trojeve turistike djeg ullishtat për t’u hapur rrugë ndërtimeve

- Gazeta Telegraf

Zjarret në vend/ Mafia e zaptimit të trojeve turistike djeg ullishtat për t’u hapur rrugë ndërtimeve

Mafia e zaptimit të trojeve turistike ka nisur të koordinohet mjaft mirë. Jugu i Shqipërisë dhe në veçanti Borshi, janë një “skenë krimi” që tregon se si grabiten pronat nga persona të veshur me pushtet. Dyshimet janë se mafia e pronave është hedhur në aksion. Zona në të cilën ka rënë zjarri ka qenë gjithmonë burim konflikti. Kemi të bëjmë me një tjetërsim të kësaj prone përmes dokumenteve të falsifikuara. Sa herë që kemi të bëjmë me djegie të tilla , dyshimet më të shumta janë se do bëhen ndërtime.

Edhe kodrat e Margëlliçit në Patos janë përfshirë nga zjarret e mëdha këtë të enjte. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa kjo është një zonë e kultivuar me ullinj. Margëlliçi është zonë e banuar, ndërkohë që zjarri përparoi me shpejtësi edhe falë erës. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në Kaninë të Vlorës. Flitet për mbi dy mijë rrënjë ullinj, që janë djegur. Zjarri ka rënë në zonën e Bishtit të Kalldrëmit e më pas ka shkuar në zonën e Kaninës. Zjarri mori përmasa të mëdha, duke djegur ullinj e toka të fshatit.

Zjarri i madh i cili ka përfshirë sipërfaqen të mëdha në Patos, ka shkrumbuar një banesë. Banesa dy katëshe, e cila ndodhet në lagjen 29 marsi është djegur e gjitha. Fatmirësisht, nëna me fëmijën kanë mundur të shpëtojnë.

Ditën e djeshme ka rënë zjarr Margëlliç të Fierit. Flakët e zjarrit rrezikohet një kabinë elektrike, e cila është shumë pranë vendit ku nisi fillimisht zjarri. Terreni i vështirë nuk e bën aspak të lehtë punën e forcave zjarrëfikëse.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf