Selena Gomez do të sjellë një dokumentar për betejat dhe përjetimet e saj

- Gazeta Telegraf

Selena Gomez do të sjellë një dokumentar për betejat dhe përjetimet e saj

Selena Gomez, shumë shpejt do të sjellë një dokumentar për të rrëfyer këndvështrimin e saj mbi betejat e shëndetit fizik dhe mendor.

Seriali do të titullohet “Selena Gomez: My Mind and Me” dhe në të, këngëtarja 30-vjeçare do të tregojë çastet më të vështira të jetës së saj, duke lejuar shikuesit ta shohin nga një prizëm më intim dhe të sinqertë. I gjithë rrugëtimi i saj gjatë 6-vjeçarit të fundit do të shfaqet në këtë dokumentar.

Kjo do të thotë se: ndarja e saj nga Justin Bieber, periudha e rehabilitimit, ribashkimi dhe ndarja e dytë me Justin, transplanti i veshkës si pasojë e lupusit dhe të gjitha përjetimet e saj, për herë të parë do të paraqiten në sytë e publikut.

Në shumë skena, Selena paraqitet duke qarë dhe duke i shprehur me sinqeritet ndjenat dhe situatat lënduese në jetën e saj. Për më tepër, ajo ka folur shpesh për betejat e shëndetit mendor dhe tanimë, përmes “Selena Gomez: My Mind and Me” do ta shohim më qartë të gjithë përvojën e saj.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf