Ky është mësuesi Xhemajl Demolli, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kamenicë

- Bota Sot

Ky është mësuesi Xhemajl Demolli, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kamenicë

Xhemajl Demolli është gjetur i vdekur mbrëmjen e së martës në shtëpinë e tij në fshatin Krilevë të Kamenicës.

Sipas familjarëve, Demolli do të varroset nesër, në varrezat e fshatit Krilevës, në orën 12:00.

Për vdekjen e tij ka njoftuar Policia e Kosovës, që sipas tyre, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë dhe vetëvrasje”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.  Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në raportin e Policisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot