A vdiq Rugova si katolik? Osmani pyetet për këtë “mister” pas takimit me Papën

- Bota Sot

A vdiq Rugova si katolik? Osmani pyetet për këtë “mister” pas takimit me Papën

Presidentja Vjosa Osmani u takua të hënën me Papa Françeskun në Vatikan dhe të martën në një intervistë për gazetën italiane, Corriere della Sera, ajo u pyet për identitetin fetar të Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës.

“E keni takuar Papën edhe në Romë, por pse ka kaq shumë mister në Prishtinë për Ibrahim Rugovën, babain historik dhe presidentin e parë të Kosovës, i cili në shtratin e vdekjes u konvertua në krishterim? A nuk doni ta shqetësoni opinionin publik të shumicës myslimane?”, e pyeti gazetari Francesco Battistini.

Në përgjigje, Osmani tha se “nuk mendoj kështu”, duke u fokusuar në pjesën e fundit të pyetjes.

“Në Kosovë ka harmoni të madhe fetare. Dhe për ne nuk ka rëndësi nëse dikush është mysliman, katolik apo ortodoks. Figura e Rugovës është e vështirë të shpjegohet me fjalë. Ai ishte personi që i jepte zë të pazërit. Ai krijoi aleanca në mbarë botën dhe hapi dyert e vendeve të forta për një komb të vogël si Kosova. I jemi mirënjohës edhe për miqësinë me Gjon Palin II, i cili u tregua një nga mbështetësit më të bindur të lirisë sonë”, tha Osmani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot