U përfshi në aksident/ Policja Anisa Kostani te Trauma me fraktura në trup, si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

- Gazeta Telegraf

U përfshi në aksident/ Policja Anisa Kostani te Trauma me fraktura në trup, si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentimin e polices Anisa Kostani. Ngjarja ndodhi në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Mësohet se Kostani, e cila ishte pasagjere në mjetin që u përfshi në aksident, pësoi lëndime në trup, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.

Mësohet se 27-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është e vetëdijshme, por ka fraktura në trup. Po ashtu raportohet se policja ka nevojë për gjak.

Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra, u ndalua nga policia, pasi rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf