Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin Shëngjin-Lezhë. Si fillim ai ka humbur kontrollin mbi mjetin që po drejtonte duke u përplasur më pas me një shtyllë.
Nga ky aksident i rëndë ndërroi jetë shoferi 30 vjeç, kurse pasagjeri ndodhet në Spitalin e Traumës në rrezik për jetën.
“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton Policia.