Ky është personi që u ekzekutua nga gruaja e vëllait në Vranjevc

- Gazeta e Prizrenit

Ky është personi që u ekzekutua nga gruaja e vëllait në Vranjevc

Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin sonte. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka zbuluar ekskluzivisht se i vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar.

Siç mëson Gazeta Sinjali ekskluzivisht gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.

E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita.

Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.

Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit