Dukuria e dhunimeve s’kanë të ndalur në vend – brenda 24 orëve u raportuan dy raste në Kosovë

- Bota Sot

Dukuria e dhunimeve s’kanë të ndalur në vend – brenda 24 orëve u raportuan dy raste në Kosovë

Dukuria e dhunimeve në vendin tonë po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësuese, ku rastet e raportuara në media e dëshmojnë më së miri këtë fenomen fatkeqësisht i cili po ndodh në shoqërinë tonë kosovare. E siç dihet këto raste janë mjaft të ndjeshme dhe të dënueshme në ligjet në fuqi, megjithatë ka pasur raste kur zinxhiri i drejtësisë ka dështuar dhe dhunuesit edhe janë liruar me pak qëndrim prapa grilave. E kjo dukuri zakonisht është e shprehur të meshkujt të cilët duke i ‘shfrenuar frustrimet’ e tyre seksuale, cak i dhunimit të tyre janë vajzat e që shpesh mosha e tyre edhe është e mitur.

E një rast i fundit i dhunimit ka ndodhur në Fushë-Kosovë dhe Prishtinë.

Dy meshkuj të dyshuar për dhunim ndaj dy vajzave në raste të ndryshme janë arrestuar nga Policia.

Sipas Policisë, thuhet se njëri rast është raportuar në Fushë-Kosovë, teksa tjetri në Prishtinë.

Derisa pas kryerjes së raportimeve, të njëjtit thuhet se janë dërguar në mbajtje.

“Më 20.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Edhe rastin tjetër e ka konfirmuar Policia.

Më 20.08.2024 viktima kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

E duke u bazuar në vlerësimet e ekspertëve të këtyre dukurive, rekomandohet që për dhunuesit të merren masa më të ashpra ligjore, në mënyrë që ata ta marrin mësimin e merituar dhe rastet e tilla të mos i përsëritin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot