Sot, ndërroi jete ish mësuesi atdhetar dhe idealist i pavarësisë i palodhur për angazhim atdhetar Xhemal Muhamend Arënliu në moshën 90 vjeçare. Xhemal Arënliu.
I ndjeri ishte një veprimtar i pa lodhur i çështjes së atdheut gjatë gjithë jetës së tij. Punoi mësues i kombit dhe kur nuk u lodhe së vepruari me gjithë qenien e tij për lirinë e kombit shqiptar. Ai ishte një idealist atdhetar dhe anëtar i Ballit Kombëtar, atëherë kur ishte vështirë të mendohet shqip. I pa lodhur asnjëherë në veprimtarinë e jetës së tij ishte një personaliet që lirisë së Kosovës i ka dhënë shumë. Atij sot i pushoi zemra, por ai do të mbete në kujtesën këtij qyteti dhe më gjerë për një kohë shumë të gjatë, sepse ishte një mësues e atdhetar , prind e shok që idealët e tij nuk i ndërroi deri në pavarësinë e Kosovës, për ët cilën punoi pa reshtur.
Varrimi i tij bëhet sot me 21 gusht në varrezat e Prizrenit me drekë. Kujtimi për Mësuesin Atdhetar Xhemal Arënliu do të mbete në kujtesë përgjithmonë, thuhet në njoftim.