Vdes një i burgosur në Gjilan, ishte duke u trajtuar në spital

- Bota Sot

Vdes një i burgosur në Gjilan, ishte duke u trajtuar në spital

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ka ndërruar jetë i burgosuri A.F.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se i ndjeri, po trajtohej për një kohë të gjatë në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës së Paraburgimit Gjilan për probleme kardiologjike paraprake.

Ai kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, thuhet në njoftim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot