Nëpërmjet dronit, policia në Prizren mbikëqyr kundërvajtësit në trafik

- Gazeta e Prizrenit

Nëpërmjet dronit, policia në Prizren mbikëqyr kundërvajtësit në trafik

Policia në Prizren, në kuadër të aktiviteteve operacionale me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, në segmentin rrugor M-25 ka organizuar një pikë kontrolli me përdorimin e dronit në identifikim të kundërvajtësve, të cilët ndërmarrin veprime të rrezikshme të tejkalimit në zona të ndaluara.

Policia ka njoftuar se qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë vetëdijesimi i pjesëmarrësve në trafik në respektimin e rregullave, shenjave të trafikut, ligjit për rregullat në trafikun rrugor e me theks të veçantë tejkalimet në zonën e ndaluar.

“Njësiti rajonal i trafikut rrugor do të vazhdojë edhe ditëve në vijim me aktivitete të ngjashme, sidomos në zonat të cilat janë të identifikuara potencialisht të rrezikshme për sigurinë në trafik”, thuhet në njoftim.

Drejtoria rajonale e policisë Prizren apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik në respektimin e shenjave dhe rregullave të trafikut, të respektojnë tolerancën e ndërsjellët njerëzorë në raport me pjesëmarrësit e tjerë, sepse në këtë mënyrë do të shpëtojmë jetë dhe do të jemi më të sigurt në rrugë.
P.S Fotoilustrim


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit