Në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person 54 – vjeçar, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, dhe sipas policisë dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Sipas zyrtarit rajonal për media të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima është nga fshati Korishë, mashkull i lindur në vitin 1970”, konfirmoi ai për portalin Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe:
Aksidenti në Krushë të Madhe: Një djalë në gjendje të rëndë, dërgohet në Prishtinë (Video)