“Qava me zë nga gëzimi”, ky është rasti që e preku thellë Halil Kastratin

- Bota Sot

“Qava me zë nga gëzimi”, ky është rasti që e preku thellë Halil Kastratin

Humanisti Halil Kastrati ka zbuluar njërën prej rasteve që e ka prekur thellë gjatë rrugëtimit me shoqatën e tij “Jetimat e Ballkanit”.

Ai përmendi një rast të veçantë në qytetin e Skenderajt.

Kastrati tha se pasi gjeti një familje në kushte tejet të rënda ekonomike, më të vështirë e bënte fakti se gruaja e kryefamiljarit, ishte e vërbër – por ndonëse e pabesueshme, ajo u shërua.

“Gjatë rrugëtimit në punën e Shoqatës sonë, kemi hasur në shumë familje që na kanë prekur thellë, dhe nuk kemi mundur t’i ndihmojmë pa u lotuar. Po e veçoj një rast të veçantë në qytetin e Skenderajt, ku gjetëm një familje katër anëtarëshe. Kryefamiljari ishte i moshuar, ndërsa gruaja e tij kishte 44 vjet që nuk shihte, dhe kishin dy fëmijë të vegjël. I patëm gjetur në një gjendje shumë të rëndë jetese. Ne i ndihmuam duke u blerë një banesë të re, dhe më pas e morëm gruan e verbër dhe e çuam në spital për trajtim të syve. Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe pas pak ditësh më telefonoi dhe më tha: “Halil, po shoh! Edhe po shoh mirë, po shoh vajzën dhe djalin. O Zot, sa të bukur janë!”. Në atë moment, e lashë telefonin dhe qava me zë nga gëzimi që, përveç ndihmës me banimin, tani ajo po i shihte fëmijët e saj”, tha Kastrati.



Lexoni të gjitha në Bota Sot