Prizren: Ky është 66-vjeçari që u gjet pa shenja jete në lagjen “Jeta e Re”

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Ky është 66-vjeçari që u gjet pa shenja jete në lagjen “Jeta e Re”

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Prizren.

Në lagjen “Jeta e Re”, një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rastin e konfirmoi Policia në Prizren.

Referuar informacioneve,  viktima është 66 vjeçari,  Kadri Krasniqi

“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga nga mjekët e emergjencës”, tha zëdhënësi rajonal i PK- së, Shaqir Bytyqi.

Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë.

Ndërsa nga policia është hapur rast “Hetim I vdekjes”.

Ky rast ndodhi vetëm një ditë, pas raportimit po ashtu për një 54 vjeçar të gjetur të vdekur në një shtëpi në Prizren.

/ Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit