Nga e hëna nisin gjobat për shoferët me patentë ilegal serbë, mbi 6.500 persona aplikuan për konvertim

- Gazeta e Prizrenit

Nga e hëna nisin gjobat për shoferët me patentë ilegal serbë, mbi 6.500 persona aplikuan për konvertim

Sot ka përfunduar afat për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës.

Deri më sot kur edhe ka përfunduar ky proces, patentë shoferët i kanë konvertuar 6 mijë e 509 qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka dhënë statistikat e konvertimit të patentë shoferëve nëpër komuna veç e veç.

Në komunën e Leposaviqit 2 mijë e 18 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 576 patentë shoferë.

Në Zubin Potok janë konvertuar 961 patentë shoferë, kurse në Zveçan patentë shoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 177 qytetarë.

I pyetur se çka do të ndodhë pas përfundimit të afatit Elshani, tha se do të pasohet me gjoba.

“Deri sot janë konvertuar 6 mijë e 509 patentë shoferë. Ka afat edhe nesër deri në orën 16:00. Pastaj, është fundjavë dhe do të vazhdojmë me vetëdijesim të qytetarëve, në rast se hasim në patentë shofer paralel, e të cilat janë jo ekzistuese për ne. Nga e hëna në ora 8:00 çdo gjë do të funksionojë si në jug”, ka thënë ai.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit