“Trika” elektorale e Shaqir Totajt ndaj mësidhënësve në fund të mandatit

- Gazeta e Prizrenit

“Trika” elektorale e Shaqir Totajt ndaj mësidhënësve në fund të mandatit

Në vitin e fundit të mandatit si kryetar komune, Shaqir Totaj sapo njoftoi për vendimin rreth lehtësimit për realizmin e mjeteve të punëtorëve të arsimit, të parapara nga Kontrata Kolektive, ku parashihen disa benificione financiare, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Referuar deklarimit të tij publik, Komuna nuk do të parashtrojë ankesa ndaj padive të arsimtarëve në gjykatë. Pra, ata prapëseprapë do të vazhdojnë realizimin e të drejtës me avokatë përmes gjykatës, por se procedura mund të përshpejtohet.

Ky vendim i Totajt, përbën një përpjekje të pastër elektorale, kur dihet se vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet lokale, ndërsa sipas parashikimeve aktuale të analistëve, Totaj ka pak gjasa të mbetet në post. Pasi e ka kuptuar këtë, Totaj i cili siç ka dalë edhe në disa audio-incizime mediale, njihet për kurdisje e “trika” në procese arsimore, tashmë vendosi ta propagandojë një tjetër hap, për t’u hedhur hi syve punëtorëve arsimorë, për shkak se ai nuk e realizoi këtë vendim gjatë tri viteve të para të mandatit, përkundër se kishte premtuar sa ishte në opozitë. Pra, kryetar i proklamuar si “menaxher” nuk e ndoqi shembullin e disa homologëve, por tash i doli gjumi.

Arsimtarët e dinë se gjithsesi i kanë të fituara këto raste.

Do theksuar se pothuajse pjesa më e madhe e aplikimeve nga arsimtarët tashmë janë kryer dhe sipas disa avokatëve, Komuna e Prizrenit ka parashtruar ankesë për ti zhagitur ato. Për shkak të realizimit përmes gjykatës, sipas sindikalistëve nga kjo formë në dëm të buxhetit kanë përfituar edhe avokatë, përmbarues, etj.

Për më keq, Totaj vazhdoi njëjtë sikur paraardhësi i tij Haskuka, duke kthyer paratë tepricë nga buxheti komunal në Prishtinë, derisa arsimtarët sorollateshin nëpër gjykata për t’i realizuar të drejtat e tyre.

Referuar deklarimeve të opozitës, Totajt për dy vite (2022 – 2023 ) i kanë tepruar afër 16 milionë euro, por atëherë nuk e pa të arsyeshme të mendojë për arsimtarët.

Këtë taktikë të kryetarit në shkuarje, për ta siguruar ndonjë votë, mbase nuk duhet ta hanë arsimtarët, madje as ndonjë “fakir” militant partiak, ku edhe varet shpresa e Totajt, i cili siç ka dal në medie, i ka komprometuar proceset e konkurseve, për çka ka pasur edhe reagime opozitare.

Portali “Gazeta e Prizrenit” e ka potencuar premtimin e Totajt ndaj arsimtarëve.

Lexo edhe:

Shaqir Totaj – kryetari i Prizrenit që punësoi më së shumti familjarë



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit