Riparimi i shtëpisë së familjes Vetimi në Prizren është drejt përfundimit,
Kështu njoftoi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në profilin e tij në Facebook, raporton Gazeta e Prizrenit.
Objekt i shekullit XIX ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit. Punimet po zhvillohen me fokus në ruajtjen e vlerave dhe origjinalitetit të ndërtesës.
“Drejt përfundimit restaurimi i shtëpisë së familjes Vetimi, që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit. Në këtë aset që i takon shek. XIX-të, po zhvillohen ndërhyrje në hapësirat e brendshme dhe të jashtme, duke i ruajtur vlerat dhe origjinalitetin. Vazhdojmë ta mbrojmë në mënyrë efektive trashëgiminë kulturore të vendit tonë”, ka shkruar Çeku. / Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe:
“Trika” elektorale e Shaqir Totajt ndaj mësimdhënësve në fund të mandatit