Ky është zyrtari i ministrisë i arrestuar në Prizren, u kap edhe me armë ilegale

- Gazeta e Prizrenit

Ky është zyrtari i ministrisë i arrestuar në Prizren, u kap edhe me armë ilegale

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka përfunduar në prangat e Policisë pas një aksioni të zhvilluar mbrëmë në rrugën “Skender Rexhepi” në Prizren. Zyrtari i shtetit është kapur në flagrancë me dy vajza serbe që dyshohet se merren me prostitucion, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është kapur me armë, ndërsa tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Rafit Kurtishin, zyrtar në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Rasti ka ndodhur në parkingun e ish Benafit në Prizren, ku zyrtari i ministrisë ishte me veturë zyrtare dhe bashkë me të edhe dy vajzat.

Aksioni është zhvilluar për disa orë, ku janë kryer edhe bastisje dhe në asistim të policëve të stacionit policor në Prizren kanë qenë edhe njësi të tjera.

Sinjali ka mësuar tutje se te zyrtari i dyshuar është gjetur një armë me rreth 10 fishekë – që janë sekuestruar si dëshmi të rastit.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe nisjen e hetimeve.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/

Lexo edhe:

“Trika” elektorale e Shaqir Totajt ndaj mësimdhënësve në fund të mandatit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit