“Veç nja të kom pasë o dritë…”, postimi prekës i dajës së 10-vjeçarit që u godit për vdekje në Korishë

- Gazeta e Prizrenit

“Veç nja të kom pasë o dritë…”, postimi prekës i dajës së 10-vjeçarit që u godit për vdekje në Korishë

Një ngjarje e rëndë y ditën e djeshme në fshatin Korishë të Prizrenit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe biçiklete, dy fëmijë kanë marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast njëri prej tyre ka gjetur tragjikisht vdekjen.

Siç mësoi, Gazeta Sinjali, dy fëmijët ishin duke drejtuar biçikletën, njëri shoqërues dhe tjetri në cilësinë e pasagjerit, ku u goditën nga një automjet.

Sinjali mëson se viktima është 10 vjeçar, quhet Ajan dhe vjen nga fshati Reshtan i Suharekës.

Ndërkaq, personi që e goditi atë me makinë është Ylli Ahmetaj i moshës 23 vjeçare (nga Korisha), tashmë i arrestuar nga Policia e Kosovës.

10 vjeçarin e ka kujtuar me shumë dhimbje edhe daja i tij ku shkruan se “veç nja të kom pasë o dritë…”

Postimi pa ndërhyrje i dajës së 10 vjeçarit:

“O Ajan Shqipnija, qou o burr e maje fjalen qe ma ke dhan e nuk ban me u dorzu kshtu o Ajan Shqipnja, mpate than qe ki me u rrit me u ba si daja e me punu bashk me dajen, e patem ni dashuri te njejt o Ajan e besa te ardhke ran mos me te thirr Ajan Shqipnija e sot ja ktheve shpinen dajes e sdi qysh mujte veq dije se dajen e ke marr me veti o drit e shpirtit o fmij i pa sherr daja veq nja te ka pas e nja ke me met njet tem o burr i fort. Pusho ne Xhehnet shpirt i bardh. Ajan, dashni qe ske me u shterr kurr e ty daja do tmaj nzemer gjithe jeten ne at zemer qe e pata da per ty”.

Kujtojmë se fëmija tjetër i cili ishte bashkë në biçikletë me 10 vjeçarin që ndërroi jetë, po vazhdon të trajtohet në Repartin Ortopedik në Prizren.

P.S Fotoilustrim



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit