Numri i vjedhjeve është rritur dita ditës në Kosovë. Hajnat përpos që mësyjnë shtëpitë, apo edhe dyqanet e vendet tjera – ata vjedhin edhe nëpër kafiteri, raporton Gazeta Sinjali.
Kryesisht për vjedhje nëpër kafiteritë e Prishtinës janë arrestuar edhe dy persona nga Policia.
Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se të arrestuarit janë: Liridon Kamisholli dhe Labinot Bajqinovci.
Ata janë kapur pasi dyshohen për më shumë se dhjetë raste të vjedhjes së çantave të dorës.
Dyshja janë recidivistë të këtyre vjedhjeve, mëzon Gazeta Sinjali, ndërsa për rastet që janë arrestuar – çantat i kanë vjedh nga klientët që qëndronin në kafiteritë në qendër të Prishtinës.
Lexo edhe:
Të dyshuarit pas intervistimit nga Policia, me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.