Burri që vdiq të dielën në një qendër masazhi në Prishtinë, dyshohet se gjatë trajtimit të tij, iu përkeqësua gjendja.
Kështu të paktën njoftuar dy gra, që e kishin të ndjerin klient.
Njësiti emergjencës ka dalë në vendngjarje dhe sipas mjekut i njëjti ka rezultuar pa shenja jete.
“Dy dëshmitara femra kosovare kanë njoftuar se klienti i tyre viktima mashkull shtetas i huaj gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore.
Njësiti emergjencës ka dalë në vendngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.