Festa Çoçaj, një nga emrat më të njohur dhe të komentuara në showbizin shqiptar, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me aktivitetet dhe jetën e saj personale.
Në një intervistë të fundit për Prive, modelja dhe influencerja ka ndarë disa detaje tërheqëse dhe të sinqerta nga jeta e saj, duke përfshirë edhe aspekte të lidhjes së saj romantike.
Në një bisedë të hapur dhe të ndershme, Festa ka zbuluar arsyet pas debatit të fundit me të dashurin e saj të gjatë, Bonartin.
Sipas të resë, një nga shqetësimet kryesore që ka nxitur këtë debat është presioni që ajo i bën partnerit të saj për të dalë dhe kaluar më shumë kohë së bashku.
Në anën tjetër, Bonarti është i angazhuar në një kalendar të ngarkuar koncertesh dhe aktiviteteve profesionale, që e pengon atë të jetë gjithmonë i pranishëm në aktivitetet sociale dhe në jetën e përditshme të Festës.
Shiko videon: