Parashikimi i motit për ditën e sotme

- Bota Sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mot i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj ditën e martë në vend, me maksimale deri në 32C e 34C.

Paradite do të ketë më shumë intervale me diell. Pasdite me zhvillime të vransirave, aty këtu priten kushte për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C. Frynë erë mesatare veriore-verilindore 7-12m/s, me hove deri në 15m/s, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e mërkurë kushte më jostabile paraqiten mbi vend, me më shumë mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullimave, kryesisht orëve të pasdites.

Nuk do të mungojnë as intervale me diell, e në aspektin termik temperaturat pësojnë rënie në 26C e 28C. Frynë erë kryesisht veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.



Lexoni të gjitha në Bota Sot