Ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila pritet të konfirmohet në pozitën e shefes së diplomacisë së BE-së nga Parlamenti Evropian, ka arritur në Bruksel.
Në një postim në “X” ajo ka folur për një fillim të ri duke paralajmëruar takime me kolegë atje.
Në postimin e saj ka reaguar menjëherë Daniel Serwer duke ia dhënë një këshillë që BE ta braktis politikën ndaj Beogradit.
Arritjen e Kaja Kallas në Bruksel e ka komentuar profesori që njeh mirë Ballkanin, Daniel Serwer.
Në postimin e Kallas përmes së cilit informoi se ndodhet në Bruksel dhe mezi pres t’i takojë kolegët e rinj në shërbimin diplomatik, Serwer ka shkruar se “BE-ja mund t’i bëjë vetes shumë mirë duke braktisur politikën e dështuar të qetësimit të Beogradit”.
“Në vend të kësaj duke ripërtërirë angazhimin e saj ndaj të drejtave individuale të njeriut, si dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”.