Ardian Zogaj i moshës 24-vjeçare është arrestuar.
Ai ka qenë në kërkim policor, në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Prishtinë për dy vepra penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Gazeta mëson se pas arrestimit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e tjera.
Gazeta do të iu mbajë të informuar me rastin.