E dhimbshme për familjen: Ky është personi që vdiq tragjikisht në Viti, dyshohet se i dha fund jetës

- Bota Sot

E dhimbshme për familjen: Ky është personi që vdiq tragjikisht në Viti, dyshohet se i dha fund jetës

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Çerçiz Topulli”, ku një burrë vdiq tragjikisht, pasi dyshohet se i dha fund jetës së tij. Rasti tragjik ka tronditur familjen Rashiti, ndërsa akoma nuk dihen motivet.

Personi që dyshohet se u vetëvra me armë është Muhamet Rashiti, rreth 59-vjeçar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur.

 Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rastit në plotni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot