I dyshuari e ka mashtruar dhe e ka zhvatur financiarisht, duke i shkaktuar dëm në vlerë të mbi 80 mijë dollarë amerikanë.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u arrestua është Trimlind Bullaku, i cili u kap pas bastisjeve në shtëpinë e tij, në fshatin Jashanicë e Epërme në Klinë.
“I dyshuari kryesor në këtë rast ka përdorur rrjetet sociale duke përdorur emër dhe fotografi personale të rrejshme, me qëllim të zhvatjes financiare i dyshuari ka arritur të mashtroj viktimën e cila i ka dërguar atij para përmes unioneve financiare. Të dyshuarit me veprimet e tyre kanë vënë në lajthim dhe kanë mashtruar viktimën duke i shkaktuar dëm me vlerë mbi 80 mijë dollarë amerikanë.” – njofton Policia.
Gjatë operacionit policor, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar gjësendet si në vijim:
Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.