Filmi “The Room Next Door” fiton çmimin “Luani i artë”

- Bota Sot

Filmi “The Room Next Door” fiton çmimin “Luani i artë”

Regjisori spanjoll, Pedro Almodovar ka fituar çmimin prestigjioz ”Luani i artë” për filmin e tij “The Room Next Door” në Festivalin e Filmit në Venecia.

Teksa mori çmimin regjisori nuk harroi të falenderonte kastin e aktorëve që sipas tij ishin çelsi i suksesit të këtij projekti kinematografik.

 “Më duhet ta ndaj çmimin me të gjithë ekipin tim, por veçanërisht me Julianne Moore dhe Tilda Sëinton për shkak të talentit, besimit dhe bujarisë së tyre ndaj meje. Ky çmim u takon atyre,” tha Pedro Almodovar.

Ky projekt është i parë në gjuhën angleze i regjisorit spanjoll Pedro Almodovar, i cili  trajton një temë  të rëndësishme  në këtë film por edhe shumë të ndjeshme si ajo e eutanazisë.

“Është një film në favor të eutanazisë,” tha ai, duke kritikuar vende të tilla si SHBA ku eutanazia është e paligjshme ndryshe nga vendlindja e tij, Spanja.

Ndër filmat që  nuk morën asnjë çmim ishin “Joker: Folie à Deux” , me aktorë Joaquin Phoenix dhe Lady Gaga, vazhdimi i filmit origjinal “The Joker” i cili mori çmimin kryesor në 2019.

Filmi “Queer” i Luca Guadagnino, me Daniel Craig që luan një narkoman homoseksual, dhe filmi biografik i Maria Callas , ku interpreton Angelina Jolie ,  morën vlerësime nga kritikët, por nuk morën asnjë çmim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot