Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e ftontit të ftohtë, duke sjellur reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C. /MK