Për të premten parashikohet të kemi kalimin e një fronti të ftohtë. Moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë edhe reshje shiu.
Po ashtu, do të ketë edhe koncetrime kalimtare të pluhurit saharian, me ç’rast reshjet do të jenë të përziera me baltë.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 23°C, njofton MeteoKosova percjell Gazeta e Prizrenit.