Kuvendarja Alishani: 10.000 euro i mori Arben Shala – trikaxhiu nga Komisioni për drejtorë, duhet hetime

- Gazeta e Prizrenit

Kuvendarja Alishani: 10.000 euro i mori Arben Shala – trikaxhiu nga Komisioni për drejtorë, duhet hetime

Kuvendarja e Vetëvendosjes në Prizren, Dafina Alishani, ka njoftuar se anëtari i Komisionit për rekrutimin e drejtorëve të shkollave në komunën e Prizrenit, Arben Shala i ka marrë 10 mijë euro subvencione me OJQ-në e tij PLAN, nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport pa raport financiar.

Ajo e quan atë si eksperti i “pavarur” i qeverisjes Totaj i njohur si trikaxhi dhe kërkon hetime ndaj tij.

Postimi i saj i plotë:

Trikat e qeverisjes Totaj!

Eksperti i “pavarur” i qeverisjes Totaj i njohur si trikaxhiu i kësaj qeverisje Arben Shala I ka marrë 10.000 euro subvencione me OJQ në e tij PLAN nga drejtoria për kulturë rini dhe sport pa raport financiar.
Pra, qeverisja Totaj ka dhënë subvencione tek aplikuesit të cilët nuk I kanë plotësuar kriteret për aplikim.
Shikoni në dosjen e aplikimit se çka shkruan dhe pse refuzohet!
Dikush duhet të merret me këtë rast dhe ti dërgoj këta trikaxhinjët aty ku e kanë vendin.
A po e kuptoni tash pse ky insistim për vendosjen e këtij eksperti “të pavarur” në komisionin për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave.

Lexo edhe:

Prizren: Kuvendarët e opozitës kundërshtojnë që i përfoluri, Arben Shala, të riciklohet në Komisionin për drejtor shkollash



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit