I dënuari për vrasjen e vitit 2021 në ‘City Club’ në Pejë, Granit Elshani, është dorëzuar vullnetarisht sot në Policinë Rajonale në Pejë. Për këtë, mbrojtësja e tij, ka njoftuar Policinë të premten dhe i njëjti do të paraqitet vullnetarisht.
Elshani ka qenë jashtë vendit kur është marrë vendimi i Gjykatës së Apelit dhe posa ka arritur sot në Kosovë, është dorëzuar.
Në shtator, Apeli kishte vendosur të ndryshojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, e cila vitin e kaluar shpalli aktgjykim lirues ndaj Elshanit dhe e dënoi me 24 vjet burgim.
Atë kohë, Granit Elshani s’ishte gjetur në shtëpi dhe një gjë e tillë ishte konfirmuar përmes raportit të Policisë për zbatimin e urdhëresës, ku familjarët kishin njoftuar se ai nuk ndodhej në Kosovë.