Giaufret i dorëzon Vuçiqit raportin e KE-së: Hapja e Klasterit 3 varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

- Bota Sot

Giaufret i dorëzon Vuçiqit raportin e KE-së: Hapja e Klasterit 3 varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, i ka dorëzuar sot presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Raportin Vjetor të Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2024.

Pas dorëzimit të raportit ka pasur një takim dhe më pas një fjalim para mediave.

“Negociatat e anëtarësimit janë përsëri në krye të agjendës së BE-së. Komisioni i ri do të jetë plotësisht i përkushtuar ndaj zgjerimit. Serbia ka konfirmuar se anëtarësimi është qëllimi i saj strategjik. BE-ja ka qenë prej kohësh partneri kryesor ekonomik i Serbisë. Tani më shumë se kurrë, anëtarësimi në BE është një vendim strategjik Komisionit përsëri theksohet se kushtet për hapjen e Klasterit 3. Progresi për sundimin e ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën do të ndikojë në hapjen e klasterit. Serbia që merret me integrimin në BE po punon shumë. BE-ja do të ofrojë asistencë teknike dhe burime financiare”, tha Giaufret.

“Serbia duhet të rrisë progresin në gjyqësor, ne e vlerësuam pozitivisht progresin brenda kapitullit 24. Mirëpresim bashkëpunimin me Interpolin, Europolin… Kur është fjala për kapitullin 23, kemi shënuar progres. Kur flasim për media, presim ligjet e caktuara që do të zbatohe. Kur është fjala për politikën e jashtme, ne presim përafrim me masat e BE-së”, theksoi Giaufret.



Lexoni të gjitha në Bota Sot