E rëndë: Zjarri kaplon një shtëpi në Ferizaj, nëna e merr vajzën 3-vjeçare dhe hidhet nga 7m lartësi

- Bota Sot

E rëndë: Zjarri kaplon një shtëpi në Ferizaj, nëna e merr vajzën 3-vjeçare dhe hidhet nga 7m lartësi

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje gjatë ditës në Ferizaj, ku një 28-vjeçare mori të bijën e saj 3-vjeçare, dhe kërceu nga një latësi rreth 7 metra, pasi zjarri përfshiu me të madhe shtëpinë e tyre.

3-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikur për jetë, teksa 28-vjeçarja, Ane Ceka, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

E njëjta ndodhet në repartin intenziv në QKUK, ku po merr trajtimet e nevojshme mjekësore, pasi ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit, si dhe thyerje të disa eshtrave.

Nga komuna e Ferizajt bëjnë me ditje se 28-vjeçarja po lufton me jetën, teksa mjekët po bëjnë të pamundurën për shëndetin e saj.

“Në këto momente, nëna Heroinë Hane Ceka 28 vjeçare që shpëtoi vajzën e saj 3 vjeçare duke kërcyer nga kati i tretë që i kaploi zjarri, në repartin intenziv është duke luftuar me jetën, mjekët po bëjnë të pamundurën për ta rikthyer në jetë”, thanë nga Komuna.



Lexoni të gjitha në Bota Sot