Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti për kaq për qind në Kosovë

- Bota Sot

Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti për kaq për qind në Kosovë

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për 6.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

“Në TM3 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për 9.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4,7 për qind. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për 6.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Ndërsa, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot