Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk e di se si serbët mund të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë të 9 shkurtit përderisa, siç pretendon ai, “institucionet e Kosovës shkelin Kushtetutën”.
Ai shtoi se aktualisht është e paqartë se si do të marrin pjesë serbët në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
“Në Republikën e Kosovës ka zgjedhje më 9 shkurt dhe unë tani shtroj pyetjen se si mund të marrin pjesë serbët në ato zgjedhje nëse nuk ka garanci minimale themelore që Kushtetuta e Kosovës së paku do të respektohet në pjesën ku është,tha se ‘partia që fiton më shumë vota nga serbët duhet të përfaqësojë serbët në institucione”.
“Kjo nuk respektohet, por Kurti zgjedh se kush do t’i përfaqësojë serbët. Pyetja e dytë është kjo. Kushtetuta thotë se duhet të ketë një përfaqësim proporcional etnik në polici. Por kjo nuk ekziston, kaloni nëpër Zubina Potok, Zveçan dhe zona të tjera”, thekson Gjuriq, shkruan Kosovonline.