Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës në Pejë - dalin detajet

- Bota Sot

Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës në Pejë - dalin detajet

Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy është paraqitur sot në stacionin policor të Pejës.

Reperi i njohu Noizy është vetëdorëzuar në drejtorin rajonale të policisë në Pejë.

Kjo është konfimruar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policsië, Driton Rugova.

Rugova tha se në ora 10:30 Noizy është vetëdorëzuar nën dyshimin për lëndime të rënda trupore.

Ai theksoi se i dyshuari aktualisht bashkë me avokatin e tij janë të pranishëm në Polici, ku edhe po realizohet intervistimi.

“Sot  rreth orës 10:30 personi i cili është shpallur në kërkim, më 5 gusht 2024 nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vetëdorëzuar i dyshuar për lëndime të rënda trupore Rigels Rajku i njohur si Noyzi. I dyshuari aktualisht me avokatin e tij është duke u intervistuar  nga polica në Pejë”,tha Rugova.

Noizy ishte në kërkim nga autoritetet kosovare të hetuesisë për shkak të një rasti të ndodhur në gusht në Pejë, ku u raportua se Noizy bashkë me Dj Crax kishin sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Gjykata e Durrësit pati marrë vendim që të liroj Noizyn nga paraburgimi, pasi i njëjti ofroi dorëzani në vlerë 50 mijë euro



Lexoni të gjitha në Bota Sot