Kërkohet urgjencë e strategjisë së komunikimit për parandalimin e diabetit, të trajtohet njëlloj si sensibilizimi për kancerin

- Bota Sot

Kërkohet urgjencë e strategjisë së komunikimit për parandalimin e diabetit, të trajtohet njëlloj si sensibilizimi për kancerin

Ishte pandemia Covid-19 që aktivizoi shumë institucione shëndetësore në mbarë globin që të fillojnë ta shohin me urgjencë ndryshimin e komunikimit me popullatën, respektivisht praktikimin e strategjisë së komunikimit publik me qytetarët, e një gjë të tillë e bëri edhe Spitali i Pejës, për çka sot e asaj dite Spitali Regjional i Pejës llogaritet të jetë shembull i mirinformimit të qytetarëve për regjionin e Dukagjinit për shkak të dhënies së këshillave shëndetësore diabetike si dhe lidhjen e doktorëve me qytetarët me anë të medieve sociale.

Për zanafillën e krijimit të strategjisë së komunikimit dhe rëndësinë e komunikimit publik me qytetarët, ka folur zëdhënësi i Spitalit Regjional të Pejës, Naim Sahiti. Ai ka treguar edhe format e komunikimit me pacientët. “Këtë praktikë të komunikimit me publikun e kemi filluar në kohën e pandemisë. Kemi pasur një rekord të hatashëm të njerëzve që kanë qenë aktivë dhe që na kanë përcjellë, mirëpo këtë praktikë të mirë që e kemi bërë atëherë, e bëjmë edhe sot”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se i shfrytëzojnë tri forma të komunikimit me publikun: komunikimin përmes broshurave, postierëve dhe rrjeteve sociale. “Besoj jemi në nivelin e kënaqshëm në kuptimin e komunikimit me publikun.

Ne bëjmë publikime ditore të raporteve të punës, i informojmë qytetarët për shërbimet, por sigurisht që bëjmë prezantimin edhe të mjekëve e kështu me radhë”, ka thënë Sahiti. Ai ka theksuar se me anë të informimit publik, bëjnë fushata vetëdijesuese për pacientët, duke dhënë kështu dhe mesazhet e duhura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot