Dorëzohet ankesë në KPM kundër Klan Kosovës

- Bota Sot

Dorëzohet ankesë në KPM kundër Klan Kosovës

Juristja e të drejtës së medias, Flutra Kusari, ka njoftuar se ka parashtruar ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova, pas zhvillimeve të mbrëmshme.

Kusari tha se vendimi i Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi, duke iu referuar ish burrit të Drenusha Latifit, Atillës dhe “promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes”.

Kësisoj, Kusari njoftoi se ka kërkuar që të shqiptohet gjoba më e lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova. 

Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore.

Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes.

Kërkova nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03.

Ky do të jetë një rast kyç (landmark case) për Komisionin e Pavarur për Media dhe precedent në fushën e mbrojtjes së grave nga ky institucion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot