Ambasadorja gjermane në Serbi: Presim që të rritet vëllimi i mallrave serbe që mund të hyjnë në Kosovë

- Bota Sot

Ambasadorja gjermane në Serbi: Presim që të rritet vëllimi i mallrave serbe që mund të hyjnë në Kosovë

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, tha se Gjermania po ndjek me shumë kujdes zhvillimin e ngjarjeve që kanë të bëjnë me heqjen e masës së sigurisë për importin e mallrave serbe në Kosovë.

Ajo ka shtuar se pritshmëritë e tyre janë që “ky proces të vazhdojë dhe që do të rritet vëllimi i mallrave me origjinë serbe që mund të hyjnë në Kosovë”.

“Jemi shumë të lumtur që më në fund në kuadër të procesit të Berlinit arritëm të zhbllokojmë CEFA-n dhe shumë marrëveshje që prisnin të hynin në fuqi. Jemi të lumtur edhe pse pas një kohe të gjatë, por megjithatë kemi një marrëveshje që përfshinte heqjen e ndalesës për importin e produkteve me origjinë serbe në Kosovë”, tha Konrad pwr Kosovo Online.

“Ne jemi duke biseduar intensivisht me Qeverinë e Kosovës për të parë se transferimi i mallrave nga Serbia në Kosovë realisht mund të rikthehet si më parë”, theksoi Konrad.

Më 7 tetor, Qeveria e Kosovës vendosi që ta ndryshojë masën e sigurisë për importin e produkteve serbe në Kosovë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot