30 vjet nga themelimi i paralelës së gjimnazit në Velezhë të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

30 vjet nga themelimi i paralelës së gjimnazit në Velezhë të Prizrenit

Shkruan: Nue Oroshi

Sot më 5 nëntor 2024 u bënë plot 30 vjet që me iniciativën e atdhetarit Don Pren Kola u themelua paralelja e Gjimnazit ”Gjon Buzuku” në Velezhë.

Tre shtyllat kryesore që i vumë themelët e këtij gjimnazi ishim: Don Pren Kola, mr.sc.Enver Sulaj dhe mr.sc.Nue Oroshi.

Me pas u angazhuan edhe Mr.sc. Agron Bytyqi, Nikollë Domgjoni dhe shumë e shumë profesor të tjerë. Duhet theksuar se një kontribut të çmuar në themelimin e Gjimnazit e ka dhënë Bernard Oroshi ish drejtori i shkollës fillore ”Zef Lush Marku ”. Ai madje për këtë shkollë si dhe për punën që e ka zhvilluar si drejtor i Shkollës Fillore ”Zef Lush Marku” është rrahur shumë brutalishtë nga policia serbe.

Unë kisha fatin të jem kujdestar i gjeneratës së parë të këtij gjimnazi, si dhe përgjegjësi i parë i kësaj shkolle.Nuk duhet harruar edhe kontributi i profesor Bibë Dulajt që në atë periudhë kohore ishte drejtor i gjimnazit ”Gjon Buzuku” në Prizren.

Pas luftës ky gjimnaz ishte mbyllur përkohësisht më një vendim të Ministrisë së Arsimit por falë intervenimit tim atëherë është aktvizuar përseri falë mirëkuptmit të prof.dr.Hajrullah Koliqit atë kohë Ministër i Arsimit dhe profesorit tim të Mesjetës prof. dr. Selim Daci.

Vitet ecin dhe historia po i kujton ngjarjet. / Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit