Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare zbulon disa nga arsyet kryesore se pse fitoi Trumpi

- Bota Sot

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare zbulon disa nga arsyet kryesore se pse fitoi Trumpi

I ftuar në një emision televiziv, ishte eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Andi Hoxha për të analizuar fitoren e Donald Trump-it.

“SHBA zgjodhën një president që është i mirë për Amerikën. Kryesisht ishin dy pika të forta që rezonuan me zotin Trump, ajo për ekonomik dhe për kontrollin e emigracionit. Amerika nuk është se ka zgjedhur një president për botën dhe vetë zoti Trump ka folur që ai do çoj para vetëm interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I shikon marrëdhëniet ndërkombëtare si të dyta. Kjo ka qenë qasja e tij.

Trump kishte 4 vjet që ishte në fushatë dhe natyrisht ajo i jepte një avantazh. Gjithashtu i jepte që të ishte shumë herë më pranë votuesve duke qenë se është një fushatë vazhduese, për të folur rreth problematikave.

Çfarë pamë edhe në krahasim me Harris dhe me zgjedhjet e kaluara ku ka fituar, mesazhi i tij ka rezoltuar me moshën nën 30 vjeç diçka që më përpara nuk e ka diskutuar.

Kryesisht ka qenë tek mesazhi ekonomik, që kur ka qenë ai në president ekonomia ka qenë shumë herë më mirë dhe rikthimi i tij do ta bëjë”, u shpreh Hoxha.



Lexoni të gjitha në Bota Sot