E dhimbshme: Ky është personi që u vra sot në Gjilan

- Bota Sot

E dhimbshme: Ky është personi që u vra sot në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri. Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet emergjente.

Viktima është 37-vjeçari, Sokol Osmani.

Sipas informacioneve të para, ai është gjetur i shtrirë në një skaj të rrugës “Mërgimtarët e Gjilanit”.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet nga emergjenca në vendin e ngjarjes, ndërsa personat e dyshuar në lidhje me këtë rast ende nuk janë arrestuar.

Ndërkaq, nga Policia kanë bërë të ditur se njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot